English

Bukuria, dekoldeja nuk kanë moshë, stërgjyshja 83 vjeçare bën operacion plastik gjoksin

Los Anxhelos, 12 gusht NOA - Marie Kolstad vendosi të hyjë në sallën e operacionit e lodhur nga fakti, siç thotë ajo: "Gjoksi im shkonte në një drejtim dhe truri në një tjetër. Unë jam mirë dhe gëzoj një shëndet shumë të mirë. Atëherë, pse jo?".

Gruaja nga Kalifornia 83 vjece ka bërë tre javë më parë një ndërhyrje kirurgjikale kozmetike në gjoks për të përmirësuar pamjen e saj.

Lajmi ndezi një debat të gjerë në mediat amerikane, pavarësisht nga fakti se kirurgjia kozmetike në këtë vend tashmë është një çështje rutinë dhe e gjerë, pikërisht për shkak të moshës së gruas. Gruaja, që ka 12 nipër e mbesa dhe 13 stërnipër e stërmbesa, shtoi se nëna e saj "ka jetuar deri në 94 vjeç. Ndoshta dhe për mua është rezervuar një moshë e tillë. Unë dua që fëmijët e mi të jenë krenar për pamjen time".

Operacioni ka kushtuar 8 mijë dollarë. Sipas kompanisë amerikane të kirurgjisë plastike për qëllime estetike, në SHBA në vitin 2010 janë kryer 84.685 operacione plastike në pacientë mbi 65 vjeç.

KOMENTE