English

E rrallë, gruaja lind binjakë nga dy mitra të ndryshme

Indi, 12 gusht, NOA- Një grua indiane me dy mitrat ka lindur dy binjakë secili nga një mitër e ndryshme. Lindja e rrallë ka ndodhur të premten e kaluar në një qytet në veri të Patna.

Devi Rinku, 28 vjeçe, mendonte se ishte duke pritur 2 binjakë, por në realitet, fetuset ishin konceptuar tri javë nga njëri-tjetri: në dy mitra të ndryshme.

Sipas mjekëve ky është një rast i rrallë dhe ndodh 1 në 5 milionë.

Mjekët të habitur nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, veçse të konfirmojnë se dy foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gruaja deri në momentin e lindjes ka pasur dijeni vetëm për binjakët dhe nuk kishte absolutisht asnjë ide për këtë gjendje.

"Zbulova se kisha dy mitra vetëm kur pata kontraktimet. Kam pasur dhimbje të forta dhe kam qenë shumë e frikësuar. Unë kurrë nuk kisha dëgjuar për një gjendje të ngjashme. Jam shumë e lumtur që i kam mbijetuar kësaj lindjeje të dyfishtë pa ndonjë problem", ka thënë për mediat vendase gruaja.

a.e/NOA

KOMENTE