English

Femra e copëtuar në Korçë, flet policia (VIDEO)

Korçë, 12 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Policia e Korçës jep detaje të reja mbi femrën që u gjet e copëtuar dhe pa kokë sot në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Ravonik të rrethit juglindor.

Zbulimi tronditës u bë mbrëmë rreth ores 23:00 nga punonjësit e sistemimit te mbeturinave te qytetit ne afërsi te fshatit Ravonik.

Duke njoftuar policinë, punëtorët e plehrave folën për pjese trupi te shkëputura, e konkretisht gjymtyre te futura ne dy thase plastike.

Grupi hetimor që shkoi ne vendngjarje filloi punen per kryerjen e te gjitha veprimeve te nevojshme.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se kufoma është e seksit femër, e gjymtuar, me koke duar dhe këmbë te prera, por mbetet ende e paidentifikuar.

Nga uniformat blu te qytetit juglindor pas këqyrjes se vendit te ngjarjes po punohet intensivisht per identifikimin e kufomës se gjetur.

Nga ana tjetër, policia tha se “kërkojmë bashkëpunimin me mediat per njoftimin dhe ndihmen nga qytetaret kryesisht ne qytetin e Korçës dhe rrethinat përreth, te cilet kane persona te larguar nga banesat e tyre dhe ende nuk kane asnje dijeni per ta”.

Disa karakteristika te kufomes jane: gjatësia 165 cm, mosha mbi 35 vjeç, race e bardhë.

Mendohet qe viktima te kete pasur te veshur nje pale tuta sportive material sintetik me ngjyre blu dhe me shiritat anash roze dhe jeshile, si dhe nje kanotiere bojë-qielli me mbishkrimin AC ORIGINAL.

Në përpjekje për të gjetur identitetin e të ndjerës, policia ka vënë në dispozicion numrin e telefonit nr 129 që thirret pa pagesë nga çdo telefon fiks dhe celular si dhe numrin celular, 0694110226.

233

Videokronika u mundësua nga Tv Ora

KOMENTE