Malishevë, 12 Gusht 2011 NOA – Një grabitje e dhunshme e ndodhur pardje rreth orës 17:15, në një kazino, në qendër të Malishevës për autorë ka pasur dy persona të dyshuar nga rrethi i Malishevës.
Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se nga hetimi doli se grabitësit, pasi kishin hyrë në kazino, kishin kanos punëtorin dhe nga ai kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të parave, dhe më pas e kishin mbyllur në objekt.
Policia e Malishevës, pasi ishte njoftuar me detajet e rastit ka nisur hetimet dhe shpejt ka arrestuar njërin nga të dyshuarit me mbiemër Thaçi dhe ka identifikuar edhe grabitësin e dytë, por nuk dha identitetin e tij.
Kohët e fundit ka një shtim shqetësues të grabitjeve me armë dhe përdorim dhune psikologjike e fizike sidomos në kazino dhe lokale të lojërave të fatit, në Prishtinë por edhe qytete të tjera të Kosovës.
r.b/NOA