Zagreb, 12 gusht, NOA- Ish- kryeministri kroat, i arrestuar me akuzën për korrupsion tashmë ndodhet në qelitë e grave në burgun e Remetinecit në Zagreb.
Zyrtarisht është deklaruar se ai është transferuar aty për shkak të mospërdorimit të banjos së meshkujve të njohura si alla- turka. Kjo ka ardhur pasi ai ka pasur dëmtime në këmbë dhe nuk mund të qëndrojë ulur. Ndërsa banjot e grave janë të pajisura me tualete me të përshtatshme për gjendjen ku ndodhet ai tani.
Ivo Sanader ka qenë kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në 2009.
a.e./NOA