English

Kiev, gjykata rrëzon Timoshenkon për lirimin me kusht

Kiev, 12 gusht 2011, NOA – Ish-zonja e hekurt e Ukrainës, Julia Timoshenko do të qëndrojë pas hekurave të burgut. Gjykata e Apelit në Kiev vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatëve të ish-kryeministres për lirim me kusht.

Heroina e revolucionit të portokallinjtë u arrestua në sallën e gjyqit të premten e shkuar për shkak të qëndrimit të saj fyes ndaj trupit gjyqësor dhe dëshmitarëve të procesit që e akuzojnë atë për abuzim me pushtetin dhe për kontratën e dyshimtë të furnizimit me gaz rus në vitin 2009.

a.q/NOA

KOMENTE