Tiranë, 12 Gusht 2011 NOA/ Ervin Tirana - Kuvendi Civil del me një qëndrim kritik lidhur me vazhdimin shqetësues të grevës së urisë së disa minatorëve në disa qindra metra thellësi toke në minierën e Bulqizës.
Kurse paralajmëron se nëse qeveria vazhdon të njëjtin ritëm dhe brenda ditёs sё diel nuk ёshtё gjetur njё gjuhё e pёrbashkёt me minatorёt atёherё do të reagojë fuqishëm që kërkesat e minatorëve të plotësohen.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë, që të dalë mbi interest e saj personale dhe të marrë mundimin të dëgjojë kërkesat minimale të këtyre njerëzve të ndershëm dhe punëtorë, thuhet tek qëndrimi i mbërritur nga Kuvendi Civil.
Prej javësh në Bulqizë e ditësh në Tiranë minatorët protestuan e protestojnë. Shkojnë e vinë, thërrasin përpara institucioneve shtetërore. Ç’kërkojnë? Të punojnë e të mirëpaguhen për të jetuar e të jetojnë për të punuar, - vlerëson Kuvendi Civil.
Kurse thekson se minatorët protestojnë dhe bëjnë greva për kushtet e sigurisë dhe pagat qesharake, kompanitë që i shfrytëzojnë deklarojnë fitime marramendëse deri në 100 për qind.
Për Kuvendin Civil, këto janë kërkesat më elementare që mund të kenë këta minatorë. Më tej qëndrimi i kësaj organizate joqeveritare përmblidhet në 5 pika:
1-Greva e minatorёve tё minierёs sё Bulqizёs ёshtё legjitime e nё pёrputhje me ligjet nё fuqi;
2-Kёrkesat e minatoreve janё tёrёsisht tё plotesueshme nё kushtet e njё vullneti tё domosdoshёm pёr plotёsimin e tyre;
3-Funksionimi i kompanisё ACR ёshtё nё kundёrshtim tё plotё me kontratёn koncesionare tё miratuar nё Kuvendin e Shqipёrisё; Mospёrmbushja e detyrimeve kontraktuale prej kompanisё ACR ka vёnё nё rrezik minierёn dhe mbi tё gjitha jetёn e minatorёve;
4-Kushtet e punёs nё minierёn e Bulqizёs, janё thellёsisht primitive dhe cdo ditё e mё shumё tё rrezikshme, pёr shkak tё mungesёs sё investimeve sipas kontratёs koncesionare.
5-Situata aktuale e minierёs sё Bulqizёs ёshtё produkt direkt i korrupsionit nё vite nё marrёdhёnien mes Ministrisё sё Ekonomisё dhe kompanive qё kanё kaluar dorё mё dorё kontratёn koncesionare;
Kuvendi Civil thotë se i bёn thirrje publike Kryeministrit tё Shqipёrisё Sali Berisha tё ndёrpresё pushimet dhe argёtimet e tё marrё pёrgjegjёsitё e funksionit shtetёror pёr tё pёrmbushur kёrkesat e minatorёve sa mё parё.
Kuvendi Civil i bёnё thirrje qytetarёve dhe cdo pёrsoni e institucioni tё bashkohet nё kёtё kauz tё drejtё tё kёtyre minatorёve, se populli që vuan dhe drejtësia nuk ka stinë.
e.t/NOA