English

Një fustan nuseje në Nju Jork kushton më pak se një dollar

Nju Jork, 12 gusht NOA-Në kohë krize si kjo e tanishmja martesa mund të jetë një luks, por në Big Apple (Nju Jork) një fustan nuseje kushton më pak se një dollar.

Fustanet, që mbajnë firmën e Jessica McClintock me një vlerë prej 275 dollarë, shiten vetëm për 0.01 dollarë. Yue, një kliente, beqare ka provuar një fustan nuseje thjesht për argëtim, por kur ka parë çmimin ka vendosur ta blejë atë. "Ky është një gabim, por politika jonë kërkon që ne të shesim mallin vetëm me çmimin e treguar në etiketë", ka thënë menaxheri i dyqanit.

Dhe kështu Yue ka blerë fustanin e nuses.

a.e./NOA

KOMENTE