English

Parashikimi i motit për 12 gusht 2011

Shqipëria

Moti - E premte, 12 gusht 2011

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga perendimi i kontinentit do te kushtezoje mot te qendrueshem ne vendin tone edhe per diten e Premte.

Kthjellimet do te jene me shume dominuese ne vijen bregdetare dhe zonen e ulet Ndersa ne zonat malore pervec kthjellimeve do te kete edhe vranesira te perkoheshme.

Edhe pjesa e dyte e dites do te mbetet me te njejtat kushte atmosferike ku moti i kthjellet do te dominoje ne te gjithe territorin shqiptar.

Por duke ju afruar oreve te mbremjes parashikohet qe ne te gjithe zonen malore te shqiperise te kete vranesira te lehta dhe kalimtare.

Persa i perket situates termike, temperaturat nuk do te pesojne ndryshime ne mengjes por mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne vend.

Era do te fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim Perendimor dhe dallgezimi ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit do te jete 2 balle.

Europa

Moti Neser – E premte, 12 gusht 2011

Serisht te Premten, Europa veriperendimore edhe nje pjese e Europes verilindore do te karakterizohen nga kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat me intensitet te larte do te dominojne keto rajone.

Shira me te dendur do te kete ne Vendet e Balltikut, Ishujt Britanike dhe ne Skandinavi. Po ashtu vranesira dhe shira do te kete nje pjse e Ballkanit si edhe zona e Alpeve ku gjate pasdites problematike ne keto rajone do te jene edhe stuhite e forta te eres.

Ndersa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga moti i kthjellet dhe temperatura te larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E premte, 12 gusht 2011

Balltiku rrezikon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Ishujt Britanike rrezikojne shira intesive dhe temperatura te ulta;

Suedia, Norvegjia alarmojne rrebeshe shiu dhe rrufe.

KOMENTE