Tiranë, 12 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 12 gusht 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Nga 24 gushti. Makinat, hiqet taksa e shitjes dhe dogana”. Tituj të tjerë të gazetës: “Arben Malaj: Berisha-Rama e ndryshuan kushtetutën për 6 minuta”; “Në Bulqizë, familjarët e minatorëve përplasen me policinë”; “opinion nga Agron Tufa: Tirana është qyteti më i ndotur shqiptar me simbolet e diktaturës komuniste”.
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Intervista me historianin Pëllumb Xhufi: Opozita të mos heshtë. E shfuqizuan në 2008, për t’i hapur rrugë marrëveshjes së ujërave”. Argumente të tjerë në vijim: “Në shtator kësti i parë i borxhit ndaj Serbisë”; “Greva e minatorëve, Ministria: Policia t’i nxjerrë me forcë minatorët”; “LSI: Tavo me Vasilin replika personale”; “Shëndetësia. Shtohen rastet e viruseve vdekjeprurëse”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Raporti: Zgjedhjet e 8 majit i përmbushën standardet”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Ceka: Ndryshime kushtetuese? Kriza e PS-së jo në kurriz të popullit”; “LSI: Rama i kërkon dorëheqjen Ramës”; “Tiranë, Botaniku: Prishen 9 ndërtime pa leje”; e në suplementin summer times titulli: “Frutat dhe perimet që duhen ngrënë me gjithë lëkurë”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Flet gazetari i Lonely Planet: Shkruajmë gjëra të diktuara, mos na besoni si Ungjillin”. Në faqen e parë bëjnë pjesë edhe titujt: “Shteti shpall borxhlinj policët e patrullave”; “Pushimet, udhëtim: Cilët janë pesë ishujt sekretë në Mesdhe”; “Ujdia me mafian, sekretet e filmit të famshëm ‘Kumbari’”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Harasani-Islami: Xhaçka: Përjashtimet normale në vendet e BE”. Argumente të tjerë më gazetë veçohen: “Organizatat jofitimprurëse shqiptare dhe fitimet e kompanive gjermane”. Të tjerë tituj në brendësi: “Fituesit në universitetet, si bëhet pagesa, dokumentet e regjistrimit”; ndërsa në suplementin summer pages: “Çiftet Vip, gratë që s’duhet të veshin taka”; “Bulevardi politik: Kastriot Islami vazhdon të sillet si sekretar elektoral i PS”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA
Videopasqyra e shtypit ofrohet nga 7News Channel