English

Shërbime seksuale në Ferizaj, Prizren dhe Pejë

Prizren, 12 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – sa kohë të jenë klientët dhe femrat e disponueshme për të shitur minuta të nxehta seksuale, po aq do të vazhdojë dhe trafiku i qenieve njerëzore e mesa duket ky fenomen nuk ka të ndalur as në Kosovë.

Vetëm ditën e sotme, shtatë persona te dyshuar për trafikim me qenie njerëzore”, janë arrestuar nga policia e Kosovës.

Burime zyrtare nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore i thanë sot agjencisë NOA se ka pasur një aktivitet të ngjeshur në hetimin e disa rasteve, ku janë arrestuar gjithsej shtatë persona të dyshuar për kryerje të veprave penale si: Trafikim me Qenie Njerëzore, Mundësim në Prostitucion si dhe “Marrje me Prostitucion”.

Gjatë këtij operacioni policor janë identifikuar dy viktima të cilat janë shfrytëzuar për kryerje të shërbimeve seksuale. Operacionet policore janë realizuar në rajonet Ferizaj, Prizren dhe Pejë.

Policia konfirmoi se arrestimet janë kryer si më poshtë:

Ferizaj, dy të arrestuar dhe një viktime e trafikuar.

Pejë, tre të arrestuar (2 meshkuj dhe një femër Kosovar/e)

Prizren, dy të arrestuar meshkuj Kosovarë dhe një viktime e identifikuar ne këtë rast.

Viktimat sipas procedurave të punës policore janë dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë dërguar në paraburgim.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE