Siri, 12 gusht 2011, NOA - Në Siri, thirrjet për dorëheqjn e presidentit Bashar al Assad kanë ndeshur në përgjigjen e armëve të zjarrit nga ana e forcave të sigurisë.
Aktivistë dhe dëshmitarë thonë se të paktën 8 njerëz u vranë sot, ndërsa forcat qeveritare goditën sërish protestuesit. Ata thanë se në Hama qyteti ku u vendos nën rrethimin e ushtrisë për një javë, pati të paktën një të vdekur.
Të mërkurën, qeveria siriane tha se ushtria është tërhequr nga qyteti mbasi “rivendosi atje stabilitetin”. Aktivistë të të drejtave të njeriut thanë se më shumë se 100 njerëz u vranë gjatë rrethimit të qytetit.
Grupet e të drejtave të njeirut dhe aktivistë thanë se një grua u vra mëngjesin e sotëm mbasi tanket dhe ushtarët nisën një sulm në Idbil. Një tjetër person u vra në përpjekje për t’iu larguara forcave të sigurisë në rrethinat e Damaskut.
a.q/NOA