English

Tiranë, sekuestrohet fugoni me atlete kontrabandë

Tiranë, 12 gusht 2011, NOA - Sekuestrohet në Tiranë një fugon me mallra kontrabandë dhe procedohet pronari i tij.

Policia e Tiranës bëri me dije se nisi një procedim penal ndaj shtetasit me iniciale A.M, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të tij qëndron akuza për tregtimin dhe shpërndarjen e mallrave kontrabandë.

Përkatësisht shtetasi i ndaluar u kap në flagrancë duke tregtuar në tregun industrial “5 maji” pranë Medresesë mallra kondrabandë si veshmbathje, atlete, etj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në pronësi të tij tip furgon me targa Tr.AA 374 AV, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 500 palë atlete, etj aksesorë.

mit/NOA

KOMENTE