Zyrtarët e Pentagonit thanë se pesë ushtarë amerikanë janë vrarë sot në pjesën jugore të Afganistanit.
NATO-ja më herët kishte njoftuar për pesë trupa të vrarë, por pa dhënë detaje për kombësinë e tyre.
Incidenti vjen më pak se një javë pas vdekjes së 30 trupave amerikane nga rrëzimi i helikopterit jashtë Kabulit, raporton RFE.