Tiranë, 12 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Në ditët e sotme, duket se një numër i madh femrash tregojnë se flokët e tyre kanë tendencën të duken të dëmtuar.
Kjo sigurisht vjen si pasojë e shumë shërbimeve që i janë bërë flokëve në kohë si tharja, drejtimi, ngjyrosja dhe përdorimi i produkteve për stilim që i kanë grabitur flokëve shkëlqimin dhe fortësinë e duhur.
Për shumicën e grave opsioni i vetëm për maskimin e dëmeve ka qenë prerja e tyre, kjo pasi shampot dhe produktet që përdoreshin arrinin të bënin shumë pak efekt.
Po ju tregojmë një sekret të vogël për të kuptuar se shumica e produkteve të kujdesit të flokëve, përmbajnë molekula që janë shumë të mëdha për të depërtuar në pjesët më të rëndësishme dhe të nevojshme të tyre, për rezultate të dukshme. Përbërësit, pavarësisht se sa të avancuar janë, thjesht vendosen në sipërfaqen e flokëve dhe shumë shpejt dalin jashtë, duke mos kryer kështu asnjë efekt.
E pra, e gjithë kjo vuajtje, mund të ndryshohet vetëm në sajë të zhvillimit të një teknologjie të re, që në thelb ka trajtimin e flokëve brenda natës. Produkti quhet “Phyx from Kronos”. Tani për tani kjo është gjëja më e mirë që mund ti ndodhi flokëve tuaj.
Ky produkt vjen si ndihmë e teknologjisë novatore më të re të quajtur
T-SFERE™, e cila i afron përbërësit thellë në bazën strukturore të flokëve në mënyrë që ato të hynë në fuqi në të vërtetë.
Kronos T-SFERE i lejon flokët të veprojnë porsi një pambuk, duke i njomur në kompleksitet me përbërës të fuqishëm në mënyrë që ato të mund të bashkëveprojnë me bazën strukturore të flokëve.
Ju thjesht përhapeni produktin në flokë të thatë, përpara se të shkoni në shtrat, dhe fërkojeni atë pak e nga pak nga rrënjët tek majat. Efekti ka filluar të veprojë që në çast, pa lënë asnjë tepricë në jastëkun tuaj.
Kur të zgjoheni, thjesht lani flokët tuaj si zakonisht. Vetëm se ndryshe nga herët e tjera ju do të vini re diçka krejt të pazakontë. Flokët do të jenë të plotë, të shëndetshëm, më të butë dhe do të shkëlqejnë. Me përdorimin e vazhdueshëm, rezultatet do të jenë edhe më të mahnitshme.
Tani për tani ky produkt ofrohet në DermStore.com.
a.k/e.t/NOA