Fier, 13 Gusht 2011 NOA – Një tragjedi rrugore ka ndodhur para pak minutash në rrethin e Fierit. Paraprakisht raportohet për katër të vdekur dhe nnjë të plagosur, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Aksidenti ka ndodhur pas mesnatës së të Shtunës në fshatin Mollas të rrethit Fier kur një makinë ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se në vend ka vdekur Pëllumb Ismaili rreth 55 vjeç, i cili drejtonte makinën, Anife Ismaili rreth 50 vjeçe dhe Ajet Ismaili.
Po ashtu ka mbetur i vdekur dhe një i katërt, emri i të cilit nuk është konfirmuar.
Në gjendje të rëndë për jetën u dërgua në spitalin e Fierit një i pestë që u përfshi në aksident.
Forca të shumta policore ndodhen momentalisht në vendin e ngjarjes.
e.t/NOA