English

Aleanca KuqeZi: Bulqiza, thesar i Shqipërisë, viktimë e hajnisë

Bulqizë, 13 Gusht 2011 NOA - Aleanca KuqeZi mbërrin në Bulqizë ku zhvillon një tubim me qytetarë dhe minatorë, në mbështetje të grevës së urisë.

Aleanca ka publikuar edhe atë që e cilësoi si kontratën e paligjshme të minierës. Sipas AK, pasuritë kombëtare nuk mund të jepen me koncesion skllavërues.

Në fillim të aktivitetit përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi patën debate të ashpra me deputetin e PD për Dibrën duke akuzuar atë dhe gjithë parlamentin se nuk u interesojnë jetët njerëzore brenda në galeri, dhe se kanë 20 ditë që asnjë nga 140 deputetët nuk i ka vizituar.

Më pas, drejtues të Aleancës KuqeZi shkuan në galeritë e Bulqizës dhe folën me minatorët. Një prej përfaqësuesve, Endri Shabani, duke vënë në dukje pasuritë tona nëntokësore, tha: “Jemi të pasur nën tokë dhe të uritur mbi tokë”, duke theksuar më tej se “Bulqiza është thesari i Shqipërisë, por viktima e hajnisë”.

Më tej Shabani tha se AK ka një strategji për pasuritë kombëtare dhe mbrojtjen e tyre".

Në takim, drejtues të Aleancës KuqeZi denoncuan se atdheu nuk është ankand i koncensioneve skllavëruese.

e.t/NOA

KOMENTE