Tiranë, 13 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Mungesa e diellit vë në rrezik miliona njerëz sepse marrja në sasi jo të mjaftueshme e vitaminës D mund të shkaktojë shfaqjen e sëmundjes së diabetit.
Pohimi bëhet nga disa studiues të një organizate kërkimore-shkencore që mbledh shkencëtarë nga shumë vende të botës. Kurse një studim tjetër ka zbuluar se njerëzit që e përmbanin vitaminën D përbënin një rrezik më të ulët.
Kërkime të shumta të kryera në Australi mund të luajnë një rol të madh në luftimin e kushteve të cilat janë rritur shumë vitet e fundit.
Një stërvitje dhe një dietë e mirë mund t’ju ndihmojë në parandalimin e diabetit në vazhdimësi.
Studimet kanë testuar gjakun e 5.200 peronave dhe përfundimet kanë treguar se për çdo 25 njësi shtesë të vitaminës D në gjak, shanset e gjetjes së diabetit u ulën me 24 %.
Dr Ken Sikaris, bashkë-autor i raportit tha: “ Është e vështirë të nënvlerësohet se sa e rëndësishme mund të jetë kjo.”
Njerëzit të cilët kanë një mungesë prej 50 njësi të vitaminës D për litër kanë mangësi.
Nëse lidhja mes vitaminës D dhe diabetit është zbuluar plotësisht, pacientët në rrezik mund të marrin shtesa ushqimore për të reduktuar mundësinë e gjetjes së sëmundjes.
Mungesa e diellit, duke çuar kështu në mungesë të vitaminës D ka shkaktuar 600.000 raste të kancerit çdo vit.
Në disa zona të Britanisë është duke u bërë një rikthim sepse njerëzit nuk po ekspozohen mjaftueshëm ne diell.
Dr Victoria King, nga qendra e diabetit në Britaninë e Madhe thotë: “Nuk është e mundur të rekomandojmë një dozë për të zvogëluar rrezikun në bazë të studime të kryera. E rëndësishme është mbajtja e një peshe të shëndetshme nga një dietë e shëndetshme, ndërkohë që aktiviteti i rregullt fizik është një mënyrë e mirë për të zvogëluar rrezikun.”
a.k/e.t/NOA