English

Dita e 20-të, Gentian Ndreu rihyn në grevë, minatorët kërkojnë ambasadorin Arvizu

Bulqizë, 13 gusht 2011, NOA – Rihyn në grevën e urisë minatori i larguar pak ditë më parë pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Gentian Ndreu i është bashkuar 13 minatorëve, të cilët kanë hyrë në ditën e 20 të grevës së urisë. Ndreu ka vendosur të hyjë pavarësisht se mjeku ia ka ndaluar futjen në grevë për shkak të shëndetit jo të mirë.

Minatorët kanë ftuar ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, të vizitojë grevistët, duke e cilësuar SHBA-në si simbol të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Sipas minatorëve, ambasadori duhet të njihet me situatën në minierën e Bulqizës.

a.q/NOA

KOMENTE