English

Futbollistja botërore Birgit Prinz i jep fund karrierës

Futbollistja më e suksesshme e Gjermanisë Birgit Prinz i jep fund karrierës së saj futbollistike. Këtë lajm e bërë i të ditur vetë futbollistja në një konferencë për shtyp në Frankfurt mbi Main.

Sulmuesja e ekipit FFC Frankfurt ka qenë lojtare rekord e kombëtares gjermane për femra.

Ajo ka luajtur prej vitit 1994 gjithsej 214 ndeshje për kombëtaren gjermane e cila ka qenë dy herë kampione bote, pesë herë kampione e Europës dhe tre herë në vend të tretë në Lojërat Olimpike.

Në Kampionatin Botëroror në korrik që u zhvillua në Gjermani, 33 vjeçarja e përjetoi pozicionin e saj të fundit në stolin e rezervave.

KOMENTE