English

Kuba feston sot ditëlindjen e 85-të të ish-udhëheqësit Fidel Kastro

Kuba feston sot ditëlindjen e 85-të të ish-udhëheqësit Fidel Kastro. Ceremonia kryesore për këtë datë është mbajtur në Havana.

Muzikantë nga disa vende të Amerikës Latine kanë performuar me rastin e kësaj date, por, në ceremoni ka munguar ish-udhëheqësi i vendit dhe vëllai i tij Raul Kastro, i cili tani udhëheq vendin.

Fidel Kastro për shkak të problemeve shëndetësore në vitin 2006 pushtetin ia ka dorëzuar vëllait të tij.

Që atëherë, Fidel Kastro shumë rrallë është paraqitur në publik. /RFE/

Së fundi ai është paraqitur në kongresin e Partisë Komuniste në muajin prill.

KOMENTE