English

Parashikimi i motit për 14 gusht 2011

Shqipëria

Moti - E diel, 14 gusht 2011

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë pritet të dominohet të dielën nga kthjellime por vranesirat pritet të jenë te pranishme pothuajse ne te gjithe vendin ku me te theksuara vranesirat pritet të shfaqen ne zonat veriore duke gjeneruar shira me intensitet te ulet.

Pjesa e dyte e dites parashihet të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranesirash ne bregdet dhe zonat e ulta ndersa serish zonat malore veriore sërish priten vranesira dhe shira te dobet.

Parashikohet qe gjate nates vranesirat dhe shirat te largohen nga veriu i vendit duke ri-kthyer motit e kthjellet edhe ne keto zona.

Persa i perket situates termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 grade rritje ne vlerat e mengjesit por edhe mesdita pritet të sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne vend.

Era pritet të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim Veriperendimor – Perendimor, duke bërë që dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Moti– E diel, 14 gusht 2011

Qarkullimi i masave ajrore nga Antlaniku kane perfshire Europen Qendrore duke u shtrirë deri ne veri te Italisë dhe per rrjedhoje ne te gjithe keto rajone do të dominojë moti i paqendrueshem.

Ne France, Gjermani dhe veri te Italise shirat priten me intensitet te larte.

Problematike situata pritet të vijojë serish ne Britaninë e Madhe si edhe nje pjese te gadishullit te Skandinavisë ku rrebeshet e shiut mund të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.

Po ashtu masat ajrore te ngohta dhe te ngopura me lageshtire jane pozicionuar ne rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit duke kushtezuar mot te paqendrueshem me kthjellime, vranësira dhe shira te izoluar.

Me kthjellime parashihet të gjendet Europa jugperëndimore si edhe nje pjese e Europes Lindore.

KOMENTE