English

Plagosen 4 udhëtarë, policia arreston drejtuesin e mjetit

Elbasan, 13 gusht 2011, NOA – Përfundon në pranga 20 vjeçari, i cili aksidentoi sot në mëngjes 4 persona, pranë fshatit Përparim në Peqin.

Ervis Lika ishte drejtuesi i automjetit, i cili doli nga rruga në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Përparim. Nga aksidenti u plagosën 4 persona , Klajdi Bronica, Leonard dhe Sefer Progri të katërt nga qytetiti i Peqinit, mes të cilëve edhe vet drejtuesi i mjetit. Sipas ekspertizës aksidenti i rëndë ka ndodhur si pasojë e shpejtesisë së madhe që çoi dhe daljen e makinës nga rruga.

a.q/NOA

KOMENTE