English

Presidencialet amerikane, Perri hyn në garë përballë Obamës

SHBA, 13 gusht 2011, NOA - “Do të fitojë garën elektorale dhe do të mund Barak Obamën”. Kështu është shprehur guvernatori amerikan, Rik Perri në një konferencë për shtyp me fansat e tij, pak minuta para se të shpallte zyrtarisht kandidaturën e tij për në Shtëpinë e Bardhë.

61-vjeçari Perri, ultra-konvservatorist, publikon sfidën e tij i shoqëruar nga favorizimet e sondazheve. Sipas të dhënave të fundit, para fillimit të fushatës elektorale, ai ndodhej vetëm dy vende poshtë Mit Romnej, deri më tani kandidat favorizues për të sfiduar Obamë në zgjedhjet e ardhshme. Në këto zgjedhje, Perri do të mbështetet në sloganin: “Është momenti për t’a kthyer Amerikën në punë!”

a.q/NOA

KOMENTE