English

Rihanna, mbretëresha e re për nga popullariteti, si e la pas Lady Gagën

Tiranë, 13 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Lady Gaga mund të jetë këngëtarja qe fiton më shumë para, dhe që ka më shumë fansa ndjekës në Twitter në krahasim me zonjushat e tjera konkurrente yje të muzikës Rock.

Mbulohet me më shumë vëmendje mediatike, por tashmë ajo nuk është më mbretëresha e Facebookut, rrjetit social më të famshëm në botë.

Këtë javë Rihanna akumuloi mjaftueshëm klikime për të kaluar Lady Gagën e për t’u vendosur kështu në maje te fronit të shumëkërkuar për femrat në botën e muzikës.

Referuar stafit të Facebook-ut, të shtunën, Rihanna akumuloi 43.352.708 likes (pëlqime), ndërsa Lady Gaga grumbulloi 42.320.499, duke i dhënë këngëtares së "Rude Boy" një kryesim prej 1 032 209 likes.

Shakira, këngëtarja latine, renditet e treta për nga popullariteti duke iu referuar Famecount.com, me 42.320.499 likes.

Përveç të qenit në krye të klasifikimit në Facebook, tre muzikantet femra gjithashtu kanë fituar vende në krye të 10 faqeve të Facebook-ut në përgjithësi:

Rihanna, Lady Gaga, dhe Shakira mbajnë respektivisht vendet e pestë, gjashtë dhe tetë.

Ka tre yje të muzikës djem në listën e Top Facebook Pages në botë si: Eminem që renditet në vendin e 3 me 45.318.335 likes;

I ndjeri Michael Jackson ulet në vendin e shtatë me 39.608.066 likes;

dhe këngëtari i ri, i ashtu quajtur “Baby”, Justin Bieber renditet ne vendin e 10-të me 34.734.607 likes.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE