English

Riker: Nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan

Shkup, 13 gusht 2011, NOA - Marrëveshja e Ohrit është një model i mirë, zgjidhje e shekullit të 21 për parandalimin e luftërave civile, shkatërrimeve dhe shpëtimin e shumë jetëve. Vuajtje të tilla kemi parë edhe në pjesë tjera të Ballkanit, luftërat në Bosnjë dhe Kosovë.

“Ju në Maqedoni keni arritur ta parandaloni luftën civile dhe duhet të jeni krenar për këtë. Bashkësia ndërkombëtare ndihmoi, por mbetet fakti se ju vetë e arritët këtë sukses dhe për këtë arsye besoj se marrëveshja kornizë është e rëndësishme për të ardhmen”, deklaroi Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Filip Riker në ditën e dytë të konferencës kushtuar dhjetëvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Zyrtari i lartë i SHBA-ve ka theksuar se në rajon nuk do të ketë ndarje dhe ndryshim të kufijve.

“Jemi në shekullin e 21 dhe Marrëveshja e Ohrit është një simbolikë e saj. Nuk ka kurrfarë arsye që të pengohet kjo rrugë, kjo paqe dhe të mos punohet më tej. Të jemi të sigurt se nuk do ketë kurrfarë ndryshim të kufijve dhe proceset në këto treva si Rambuje e tjera do të ndihmojë për gjithë por edhe për ju në Maqedoni e rajon që të shohin se ardhmëria megjithatë varet nga ju”, ka theksuar Riker.

Në bisedimet e djeshme me lideri e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kërkesat e tij për përfshirjen më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhje për mosmarrëveshjen me Greqinë, Riker ritheksoi se kjo është një çështje bilaterale që duhet ta zgjedhin dy shtetet, Greqia dhe Maqedonia.

"Unë ju sugjeroi që ju ty pyesni udhëheqësit tuaj se çfarë ata po bëjnë për të kapërcyer këtë problem”, tha Riker.

Edhe analisti amerikan, Daniel Server në fjalim e sotëm në konferencën e Ohrit ka theksuar se, ndarja e Ballkanit ka përfunduar dhe se tani duhet të punohet që shtetet ti respektojnë të drejtat e qytetarëve në vendet e tyre.

a.q/NOA

KOMENTE