English

Shpëtohen 1011 qen, rrezikuan të përfundonin në tenxherët e vietnamezëve

Bankok, 13 gusht 2011, NOA – Kanë ardhur kohë të vështira për qentë në Tajlandë.

Më shumë se një mijë të tillë rrezikuan të përfundonin në tenxheret e kuzhinierëve vietnamezë. Ata janë shpëtuar nga policia vendase e cila ka mundur të ndalojë “ngarkesën” pak kilometra larg kufirit, duke i liruar “miqtë” me katër këmbë nga kafazët e hekurt.

Dy qytetarë vietnamezë dhe një tajlandez janë arrestuar me akuzën e trafikut dhe transportit ilegal të kafshëve, duke rrezikuar burgun ose 670 dollarë gjobë.

1011 qentë e liruar i strehuan në një ambient shtetëror, ndërkohë që 119 te tjerë nuk ia dolën pasi ngordhën në kafazët ku i kishin mbyllur trafikantët.

a.q/NOA

KOMENTE