Fier, 13 Gusht 2011 NOA Update/ Rid Bulku – Aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në Fier, i mori jetën katër personave dhe ka lënë të plagosur një tjetër, që të pestë anëtarë të një familjeje.
Tragjedia rrugore ka ndodhur në afërsi të Darzezës në fshatin Mollas të rrethit Fier kur një makinë ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Aksidenti ka ndodhur kur Pëllumb Ismailaj, 55 vjeç, i cili drejtonte makinën me targa italiane, po i drejtohej Fierit, së bashku me familjen e tij.
Në një moment ende të paqartë, Ismailaj ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, ai ka mbetur i vdekur në vend dhe bashkë me të kanë humbur jetën e shoqja e tij Anife Ismailaj 50 vjeçe, si dhe dy djemtë e tyre, Ismail dhe Ajet Ismailaj, përkatësisht 26 dhe 29 vjeç.
Kurse në gjendje të rëndë për jetën u dërgua në spitalin e Fierit, Suela Shanaj, e fejuara e njërit prej dy djemve të familjes Ismailaj, 19 vjeçe.
Forca të shumta policore shkuan në vendin e ngjarjes, në përpjekje për të zbardhur sa të mundin rrethanat e shkaqet e tragjedisë rrugore, sepse jeta e katër pasagjerëve u shua.
Viktimat:
Pëllumb Ismailaj, 55 vjeç
Anife Ismailaj 50 vjeçe
Ismail Ismailaj 26 vjeç
Ajet Ismailaj 29 vjeç
E plagosur:
Suela Shanaj 19 vjeç
e.t/NOA
Videokronika u mundësua nga Tv Ora