English

Vrasja makabër e Liliana Arapit, plaku i dyshuar: Nuk tregoj ku e kam fshehur kokën

LEXONI RAPORTIN E PLOTE NGA KORÇA, DETAJET DHE DESHMINE E PLAKUT TE NDALUAR

Korçë, 12 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Liliana Arapi quhet gruaja 42-vjeçare e cila u gjet mbrëmjen e së enjtes e masakruar, kurse autor i dyshuar i vrasjes është Gaqo Dumka nga Korça, 84 vjeç.

Policia e Korçës para pak çastesh publikoi zyrtarisht identitetin e viktimës dhe të dyshuarit të krimit.

Viktima është Liljana Arapi 42 vjeçe lindur e banuese ne qytetin e Bilishtit, e papunë dhe me gjendje civile e pamartuar, kurse autor i krimit, Gaqo Dumka, 84 vjeç, lindur ne fshatin Dardhë dhe banues ne lagjen nr 4 Korçë.

- i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga policia e drejtorisë rajonale Korçë.

Nga hetimi rezultoi se plaku bashkëjetonte me gruan që vrau dhe copëtoi, ndoshta për shkaqe xhelozie.

Prej disa kohësh ata jetonin së bashku tek një banesë me qera në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës.

Sipas hetimit, i dyshuari e prezantonte Lilianën sikur ishte mbesa e tij duke justifikuar kështu bashkëjetesën në një shtëpi.

Ndërkohë nuk është gjetur koka e të ndjerës. I dyshuari pasi u ndalua sonte në orën 19.00, pranoi se ishte ai autor i krimit. Ai pohoi se në kushte xhelozie, pas një sherri mes të dyve, fillimisht e kishte therur me thikë dhe pasi e kishte lënë të vdekur, e kishte prerë trupin e zhveshur në disa copa të cilat i kishte futur në dy thasë dhe rrobat në një qese, kurse kokën e kishte hequr veçmas duke e fshehur.

Siç shihni dhe në fotot që publikoi sot agjencia NOA, viktima e gjetur te një pikë grumbullimi plehrash afër fshatit Ravonik, kishte të veshura një pale tuta sportive material sintetik me ngjyre blu dhe me shiritat anash roze dhe jeshile, si dhe një kanotiere bojëqielli me mbishkrimin AC Original.

Por autori i dyshuar refuzopi të tregojë deri sonte në mbrëmje se ku gjendet koka e të ndjerës.

Në përpjekje për të gjetur identitetin e të ndjerës, policia vuri në dispozicion numrin e telefonit nr 129 që thirret pa pagesë nga çdo telefon fiks dhe një tjetër, celular duke shpallur një shpërblim në masën dhjetë mijë euro për ata persona të cilët duke iu ruajtur anonimati, jepnin informacione që çonin në identifikimin e femrës së Masakruar dhe rrethanave të ngjarjes që çoi në vdekjen e saj.

Duket se këto masa të policisë dhanë efektin sepse sonte u arrit të zbardhet një pjesë e rëndësishme e ngjarjes.

Vështirësitë në identifikimin e femrës së masakruar ishin të mëdha për faktin se ende nuk ishte gjetur koka e saj.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e dt 11.08.2011 ne ambientet e banesës te marre me qera nga autori i dyshuar, ne lagjen 4 te qytetit te Korçës, i cili jetonte prej disa kohesh me viktimën, dhe e prezantonte këtë te fundit si mbesën e tij. Pra rezulton se krimi ndodhi të enjten dhe në mbrëmje trupi i masakruar është zbuluar rastësisht te plehrat.

Ne cilësinë e provës materiale, të dyshuarit iu sekuestruan:

- 2 aparate celulare qe i përkisnin autorit te ngjarjes dhe viktimës.

- sendet e kryerjes se krimit ( 1 sëpatë dhe 2 thika)

- tesha te viktimës dhe te autorit.

- si dhe janë vërejtur njolla gjaku ne ambientet e brendshme dhe te jashtme te banesës.

Nga ana e policisë njëkohësisht po punohet për dokumentimin ligjor te ngjarjes se ndodhur dhe dyshohet qe motivi i këtij krimi te kryer nga autori te jete xhelozia pasi viktima ka pasur marrëdhënie dhe me shtetas te tjerë.

Policia tha se materialet e përpiluara ne ngarkim te shtetasit te sipërpërmendur i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vrasje ne rrethana te tjera cilësuese”.

a.f/e.t/NOA

KOMENTE