Gjilan, 14 Gusht 2011 NOA – Një superoperacion i policisë së Kosovës çoi sot në arrestimin e 12 femrave serbe dhe shtatë personave të tjerë, të gjithë të dyshuar si të përfshirë në prostitucion me veprim në rajonin e Gjilanit, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Njësia kundër Trafikimit me Njerëz e ka ndërmarrë këtë aksion në kuadër të një aksion të koduar OKI dhe 12 nga të arrestuarit janë femra dhe shtetase të Serbisë.
Sabrie Kamberi, specialiste për informim në Policinë e Kosovës, tha se “arrestimet janë kryer në rajonin e komunës së Gjilanit duke çuar në arrestimin e 19 personave të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion”.
e.t/NOA
Vijon...