English

Bulqiza, mbyllet java e tretë e grevës, 14 minatorë nëntokë

Bulqizë, 14 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Në galerinë 14 të minierës së Bulqizës po mbyllet dita e 21–të e grevës së urisë. Më një minator më shumë, pas rihyrjes dje të Gentian Ndreut, grevistët paraqesin gjendje akoma më të rënduar shëndetësore.

Takimi me administratorin e kompanisë nuk solli asnjë rezultat, ndërsa nuk duket asnjë shenjë mirëkuptimi me kompaninë ACR dhe asnjë ndërhyrje të qeverisë. Dje, minatorët u bëjnë thirrje shoqërisë civile dhe diplomatëve perëndimore që të ndërhyjnë për të ndihmuar. Pavarësisht takimit të përfaqësuesve të minatorëve me Administratorin e kompanisë ACR, Giga Bedineishvili dy ditë më parë sërish nuk u arrit një marrëveshje, pasi përfaqësuesit e minatorëve e konsideruan ofertën e ACR, si jo institucionale. Ndërsa Administratori i kompanisë e vlerësoi si pozitiv takimin me përfaqësuesit e minatorëve duke thënë se kishin rënë dakord për hartimin e një memorandum mirëkuptimi. Ndërkohë 14 minatorë të vazhdojnë të qëndrojnë “të ngujuar” në nivelin e 14-të të minierës së Bulqizës duke kërkuar rritje page 20-40%, kushte më të mira pune si largimin nga detyra të përfaqësuesit të "ACR”-së.

a.q/NOA

KOMENTE