English

Daniel Server: Ndarja e Ballkanit ka marrë fund

Eksperti amerikan për çështje rajonale, Daniel Server, ka shprehur besimin se epoka e ndarjes së Ballkanit ka përfunduar.

Në konferëncën e mbajtur me rastin e 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila në vitin 2001 i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, Server tha se aktivitetet tashmë duhet të orientohen drejt mbajtjes së strukturave shtetërore të Ballkanit, të tilla si janë sot.

Në takimin në Ohër ishte edhe diplomati amerikan, Xhejms Perdju, i cili dhjetë vjet më parë ishte ndërmjetës midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Duke vënë në dukje se rajoni ishte goditur nga katër luftëra, ai tha se në Maqedoni do të zhvillohej e pesta po të mos ishte Marrëveshja e Ohrit, raporton radio Evropa e Lirë.

Konferenca për nder të nënshkrimit të këtij dokumenti ka mbyllur punimet të shtunën në mbrëmje.

KOMENTE