Tiranë, 14 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Nëse personaliteti dhe stili juaj është të dukeni më e madhe apo më e gjatë, askush nuk do të mund t’ju shqetësojë juve për faktin që jeni e shkurtër
Në fund të fundit, gjërat e mira vijnë në pako të vogla!
Këtu do të gjeni këshilla dhe truke për të nxjerrë në pah gjërat tuaja më të çmuara, pavarësisht një kornize të vogël që mund të keni.
Pantallonat
Pantallonat e gjera janë një Jo e madhe pasi ato shtojnë volumin dhe ju bëjnë të dukeni e gjerë në vendet e gabuara.
Drejtohu drejt pantallonave të ngushta, që shkojnë pas trupit, në mënyre që trupi juaj të marrë një pamje të gjatë.
Pantallona të shkurtra
Nëse pantallonat e shkurtra sexy nuk janë ne guston tuaj, të paktën zgjidhni të vishni pantallona të shkurta, deri sipër gjurit.
Funde dhe fustane
Gjatësia ideale për në fustan është 5 cm poshtë gjurit. Minifundet duken mrekullueshëm tek vajzat e imëta. Drejtohuni drejt tyre që janë të shtrënguar fort rreth belit.
Fundet në forme të hijshme, lapsi do t ju ndihmojnë që ju të merrni një look shtatlartë dhe të hijshëm.
Nëse pëlqeni variacionet, siguroni në gardërobën tuaj një T-shirt të ngushtë dhe një fund paksa të derdhur e të rënë.
Rripat Qëndro larg nga rripa shumë të madhe pasi ato do të ndajnë trupin tuaj në dy pjesë, duke theksuar këmbët tuaja të shkurtra apo një bust të shkurtër.
Çanta
Ndërkohë që ju zgjidhni për të blerë çantën tuaj, provojeni atë për të parë nëse ju fsheh apo jo.
Masa e përshtatshme
Nëse ju do të zgjidhni një veshje me një masë më të madhe, ju nuk do të mund të mbuloni ndonjë defekt, por thjesht do të dukeni të fryrë.
Këpucët
Një palë taka të larta mund të shtojnë personalitetin tuaj. Çizmet nëse i vishni me një palë xhinse mund te jenë të prirura të nxjerrin në pah gjatësinë tuaj, prandaj mundohuni ti shmangni ato.
Kanotiere
Çdo gjë që përfundon afër mesit të kofshës është plotësisht e papranueshme, pasi ju bën të dukeni e shkurtër.
Janë të pranueshme këmishët, gjatësia e të cilave shkon deri afër xhepit të pantallonave.
a.k/NOA