English

Era rrëzon skenën e koncertit në Indianapolis, 3 të vdekur 20 të plagosur

Indianapolis, 14 gusht 2011, NOA – Era e fortë shkaktoi tre të vdekur dhe mëse 20 të plagosur në Indianapolis të SHBA-ve.

Ngjarja ndodhi pak minuta përpara se të performonte në skenën e Festivalit të Indiana-s dyshja e muzikës Country “Sugarland”, kur një erë e fortë rrëzoi skenën dhe pajisjet që e mbanin duke zënë përfund personat që ndodheshin pranë.

Lajmin e bëri publik Departamenti i Sigurisë Publike në Indianapolis, ndërkohë që të plagosurit e incidentit janë shtruar në spitalin e zonës.

mit/NOA

KOMENTE