Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gara për kandidaturën e republikanëve për president ameikan është duke u bërë gjithnjë e më interesante.
Pas muajsh spekulime, guvernatori i Teksasit, Rick Perry, bëri zyrtarisht të ditur se do kandidojë në zgjedhjet e nëntorit 2012 kundër presidentit Barack Obama.
Perry është shfaqur në publik si i krishterë konservator dhe kritikë i ashpër i qeverisë së Uashingtonit.
Shanse për të kandiduar kundër Obamës duket se ka edhe deputetja shumë konservatore, Michele Bachmann.