Tiranë, 14 Gusht 2011 NOA - Megjithëse i moshuar dhe me një fizik të dobët, 84-vjeçari Gaqo Dumka ka mundur të vrasë, të copëtojë trupin e një gruaje dyfish më të vogël se vetja dhe më pas të hedh atë në plehra në periferi të qytetit të Korçës.
Për policinë fillimisht ishte e pabesueshme që një krim i tillë të kishte për autor një të moshuar por duke rindërtuar mekanizmin e ngjarjes dhe mbledhjen e provave bindëse arritën të hiqnin dyshimet se Liljana Arapi, 42 vjeçe u masakrua nga bashkëjetuesi i saj Gaqo Dumka, 84-vjeç i cili e prezantonte atë si mbesën e tij.
Ndërkohë që policia është përballur me ndërrimin e dëshmisë së 84-vjeçari i cili ka shfaqur dhe shenja depresioni fill pas arrestimit.
Ndryshe nga sa deklaroi në fillim se krimin e kishte kryer ai për motive xhelozie tashmë në “valle” ka futur edhe katër djem të tjerë sipas tij të paidentifikuar.
Në polici Dumka ka dëshmuar se nuk është ai autori i krimit por 4 djem të cilët e vranë dhe masakruan Liljanën në banesën e tij.
“Liljanën nuk e vrava unë por 4 djem”, ka deklaruar i dyshuari. Kurse ka shtuar: “Detyra ime ishte të kryeja transportin trupit të saj nga banesa ime deri te mbeturinat në periferi të Korçës” ka deklaruar para oficerëve të policisë kriminale, 84-vjeçari Gaqo Dumka.
Dëshmia e tij nuk është marrë në konsideratë nga policia e cila pretendon se ka mbledhur prova të mjaftueshme që vërtetojnë autorësinë e 84-vjeçarit.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Liljana u godit me thikë në fyt nga i moshuari teksa ajo po flinte gjumë.
Më pas ai e ka tërhequr trupin e saj drejt korridorit të banesës ku dhe e ka copëtuar. Trupin dhe gjymtyrët i hodhi më pas në plehra ndërsa koka nuk i është gjetur ende.
Sipas policisë Dumka ka groposur kokën për të vështirësuar ose për të bërë të pamundur identifikimin e trupit nëse gjendej.
“Kokën nuk e di ku ndodhet. Atë e morën ata që e vranë” ka rrëfyer në polici i moshuari pas pyetjeve të shumta për vendndodhjen e saj.
Mësohet se Liljana Arapi jetonte prej disa kohësh në banesën e Dumkës me të cilin kishte dhe lidhje intime.
Ajo kishte njohur të moshuarin pasi ishte përzënë nga prindërit e saj në Bilisht të Devollit. Mësohet se prindërit e Liljanës janë të sëmurë mendorë.
e.t/NOA
Më shumë mbi argumentin:
“Monstra” i Korçës, fqinjët: Çift i çuditshëm (VIDEO)
Vrasja makabër e Liliana Arapit, flet plaku: S’tregoj ku e kam fshehur kokën
Plaku që vrau për xhelozi refuzon të dorëzojë kokën e Lilianës (VIDEO)