English

J-Lo dhe Anthony u ndanë sepse kishin muaj që vetëm grindeshin mes tyre

Uashington, 14 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - J-Lo dhe Anthony vendosën të ndahen pas grindjeve të shpeshta të kohëve të fundit dhe ndërmorën këtë vendim për hir të fëmijëve.

Ky është shkaku i ndarjes më të famshme të momentit mes çiftit të famshëm Antony 42 vjeç dhe Lopez 41 vjeç, prindër të binjakëve 3 vjeçarë Max dhe Emme.

Burimet pranë këngëtares dhe aktores tregojnë se gjatë javëve të fundit Jennifer ka shpenzuar shumë kohë në dispozicion të fëmijëve dhe familjes së saj në Los Angelos.

“Ajo sigurisht është e mërzitur që martesa e saj nuk arriti të funksionojë, por ato të dy e ndjejnë dhe janë të përgjegjshëm që kanë provuar çdo gjë që kanë mundur.” – shprehen miq të çiftit.

Gjithashtu, miqtë më të afërt të Lopez shprehen se ajo ka bërë çdo gjë që ka mundur që martesa e tyre të funksiononte.

“Ata morën pjesë në këshillime martesore, ajo ishte e durueshme, e dashur, dhe bëri çdo gjë që Anthony donte, por të gjitha zgjidhjet kishin shteruar. Ajo është plotësisht e shkatërruar, u dedikua për një kohë të gjatë pas tij, dhe ajo ishte vërtet e dashuruar.”

Një burim tjetër tha se çifti kishte një martesë shumë të paqëndrueshme dhe kishte kohë që ato vetëm grindeshin. Ata gjendeshin në zënka të mëdha për momentin, dhe më pas shiheshin tepër të dashuruar dhe romantikë. “Kjo gjë ndodhte me to që prej fillimeve të lidhjes së tyre “- shtoi burimi.

KOMENTE