English

Minatorët 21 ditë nën tokën e minierës, s’ndalen thirrjet për ndihmë

Bulqizë, 14 gusht 2011, NOA/Irma Toptani – Duket të ketë vetëm krye greva e urisë së minatorëve, kur zgjatja e saj është tashmë një kronikë e dhimbshme dhe e pafund e agonisë së minatorëve në kërkim të arritjes së kërkesave jetike.

Greva e urisë në minierën e Bulqizës hyri sot në ditën e 21-të.

13 minatorëve në zgrip të rrezikut dje iu bashkua rishtas kolegu i larguar për shkak të përkeqësimit të shëndetit ditë më parë, Gentian Ndreu.

Tashmë janë 14 minatorë që vijojnë luftën me errësirën, etjen dhe urinë nën rrezikun potencial të shembjes së minierës, vendit ku ata nxjerrin bukën e përditshme.

Minatorëve grevistë kërcënojnë t’u bashkohen edhe afro 700 minatorët e tjerë, të cilët i mbështesin grevistët nga jashtë mjediseve të minierës së kromit.

Pjesë e kronikës së dhimbjes janë thirrjet e nënave dhe fëmijëve që kërkojnë të shohin baballarët e tyre të munguar prej mëse 20 ditësh në vatrat familjare.

Por, minatorët grevistë janë të vendosur të mos e ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave për rritjen e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës e sigurisë në minierën e braktisur nga investimet

Ata presin një përgjigje konkrete nga administratori i kompanisë koncesionare Albanian Crom Giga Bedineishvili, i cili dy ditë më parë pranoi që kërkesat e tyre t’i dërgojë për shqyrtim pranë bordit të kompanisë në Austri.

Por, mesa duket përgjigjia do të vonojë capak, e po kështu edhe agonia e pritjes së minatorëve.

Gjendja e tyre shëndetësore vetëm përkeqësohet, ndërsa në mjediset e minierës ende nuk ka hyrë për të parë gjendjen asnjë përfaqësues i qeverisë.

Në pritje që situata e tyre të zgjidhet dhe të shpëtojnë paq nga ky stërmundim i tejzgjatur i minatorëve luftarakë, vazhdojnë të artikulohen edhe thirrjet për ndihmë.

Ndihmë kërkohet jo vetëm nga kryeministri Berisha, por edhe nga ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, të cilin vetë minatorët e kanë ftuar t’i vizitojë në mjediset e minierës me shpresën se ndërhyrja e tij do t’i çelte dritën jeshile kësaj situate të rëndë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Nezir Lica10:11 - 14 Gusht 2011
    shpirterisht jam me Ju.Ju simpatizoj me gjithe zemer.Bravo per forcen dhe energjine qe keni. MNbajeni moralin telarte, ashtu sic ju ka hije, me kete raste jepuni njeshuplak administrates,specialisteve drit shkurter,qe pasi bene maskaralleqet fshihen neper motelet e Tiranes. Edhe nje here ju uroj Heroizemm,dhe trmeri.JemimeJU. Nje ilargur nga administrata,pasinuk duronimpazaret qe sapo uvinte era. Bravo,