English

Paralizohet në festën e beqarisë, një vit më pas vendos të martohet

Tiranë, 14 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Nusja Rachelle Friedman dhe dhëndri i saj Chris Chapman, i japin një kuptim të ri martesës së tyre duke u betuar se do të jenë besnikë ndaj njëri-tjetrit në të mirë e në të keq.

Nusja ndodhej duke festuar në festën e saj të beqarisë, kur papritur një nga shoqërueset e saj e shtyn atë në fundin e pishinës.

25 vjeçarja u shpreh se ndaloi së lëvizuri dhe i kërkoi miqve të saj ndihmën e shpejtë.

Fatkeqësisht nusja arriti të paralizohej në pjesën e poshtme të trupit, por pas kësaj ngjarje të rëndë çifti vazhdoi ti qëndrojë besnik njëri tjetri duke e mbajtur sërish të fortë lidhjen e tyre.

Ata kishin besim se do të arrinin të shkëmbenin unazat dhe të kënaqeshin në muajin e mjaltit të tyre, në Fiji.

Rachelle Friedman ka refuzuar të publikojë emrin e gruas qe shkaktoi aksidentin.

"Ajo ishte lënduar tragjikisht, mendërisht dhe emocionalisht," tha Friedman. "Dhe unë u lëndova tragjikisht dhe fizikisht".

Vitin e kaluar Friedman u bë aktive, mësoi të ecë me rrota dhe filloi të shkëmbejë mesazhe me miqtë e saj me nyjet e dorës, pasi shkrimi me gishta ishte i pamundur për të.

Nga ana e tij Chapman mezi po pret të martohet.

“Unë do të jem i lumtur dhe i lehtësuar kur të shoh që ajo të vijë drejt altarit”-u shpreh ai,” “Është diçka për të cilën kemi punuar tashmë prej kohësh”

Së fundi, Friedman dhe Chapman vendosën të lidhen në martesë...

a.k/e.t/NOA

KOMENTE