Moti - E hene, 15 gusht 2011
Sipas MeteoAlb: Dita e hënë pritet të nisë me mot te kthjellet ne te gjithe vendin por ne mesdite parashikohet te kete shtim te vranësirave ne zonat malore te cilat do te gjenerojnë shira te dobet dhe afat-shkurtër.
Pjesa e dyte e dites parashihet të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ne ultesiren perendimore dhe vijen bregdetare.
Ndersa serish zonat malore verilindore dhe juglindore do te mbeten me vranësira dhe shira te dobet.
Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi edhe gjate nates.
Temperaturat e ajrit do te pesojne serish rritje te lehte ne te dy vlerat ekstremale.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te jete i ulet.
Europa
Moti– E hene, 15 gusht 2011
Europa Europa verilindore si edhe pjesa me e madhe e Europes Qendrore pritet që këtë të hënë 15 gusht 2011 të mbeten me kushte te paqendrueshme atmosferike.
Kjo pasi vranesirat dhe shirat me intensitet do te jene prezent gjate gjithe dites.
Shira te dendur do te bien ne jug te Frances dhe Gjermaninë perëndimore.
Po ashtu vranesira dhe shira me intensitet te larte do te kete zona e Alpeve dhe Italia veriore ku ne keto zona nuk do te mungojne edhe stuhite e erës.
Ndersa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E hënë, 15 gusht 2011
Italia veriore rrezikon shira intensive dhe stuhi te forta ere;
Zona e Alpeve alarmon rrebeshe shiu dhe temperatura te ulëta.