Korçë, 14 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi - Plaku 84 vjeçar i cili u ndalua mbrëmë si autor i vetëm i dyshuar për vrasjen e 42 vjeçares Liliana Arapi, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur kokën e gruas që vrau dhe përçudnoi në mënyrë monstruoze.
Edhe pse është dita e dytë që mbahet në paraburgim, i dyshuari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për të treguar se ku ndodhet koka e të ndjerës.
Sakaq në vendin ku u gjetën dy thasë me trupin e copëtuar të të ndjerës, po kryhen kërkime të reja nga policia, në përpjekje për të gjetur kokën e viktimës së kësaj ngjarjeje të shëmtuar.
Më shumë mbi argumentin:
“Monstra” i Korçës, fqinjët: Çift i çuditshëm (VIDEO)
Vrasja makabër e Liliana Arapit, flet plaku: S’tregoj ku e kam fshehur kokën
Videokronika u mundësua nga Tv OraNews