English

Sezoni i zjarreve, policia e Gjirokastrës forcon masat

Gjirokastër, 14 gusht 2011, NOA - Në qarkun e Gjirokastrës gjatë gjithë sezonit veror janë evidentuar 37 raste zjarri, prej të cilëve 11 raste janë aksidentale, 16 raste nga pakujdesia, dhe 10 raste kanë qenë zjarre të qëllimshme.

Sipas njoftimit të policisë së qytetit, vatra zjarri janë riaktivizuar dy ose më shumë herë, pasi zjarri nuk është shuar plotësisht. Ai ka përfshirë kullota në zona malore dhe kodrina, ku policia apo reparti zjarrfikës s’kanë mundur dot të ndërhyjnë për shuarjen plotësisht të zjarrit.

Për të gjithë këto raste zjarri nga ana e Strukturave të Policisë janë kryer veprimet proceduriale dhe si rezultat janë ndaluar dhe arrestuar 6 shtetas si autorë të zjarrvënies me qëllim, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 16 shtetas të tjerë si autorë të zjarrvënies nga pakujdesia.

Në këto raste zjarri efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër janë aktivizuar me mjete rrethanore për të shpëtuar jetën e qytarëve nga zjarri , si banesat në disa fshatra, si në fshatin Zervat, Jorgucat, Goricë, Sofratikë, Dhuvjan, Lugar, Likomoil, Radat, etj, pasi ndërhyrja e repartit zjarrikës ka qenë e pamundur për mungesë të rrugës dhe terrenit të thyer në lagjet e sipërme të këtyre fshatrave.

Për të gjitha rastet e zjarrit janë angazhuar rreth 200 punonjës policie dhe 25 automjete të policisë.

a.q/NOA

KOMENTE