English

Siri, edhe luftanije kundër protestuesve

Siri, 14 gusht 2011, NOA - Luftanijet siriane i janë bashkuar ofensivës së ushtrisë duke vrarë gjashtë protestues në qytetin portual të Latakias.

Një dëshmitar i tha agjensisë së lajmeve “Reuters” përmes telefonit: “Shoh dy anije të mëdha gri, po qëllojnë dhe pasojat po shihen në Al Ramleh, Al Filistini dhe Al Shaab.”

Sulmi në Latakia nisi të shtunën, ku morën pjesë mbi 20 tanke dhe autoblinda. Nga fqinji Ramleh u raportua për të shtëna artilerie. Sipas aktivisteve, të paktën dy persona humbën jetën ndërsa 15 të tjerë u plagosën të shtunën. Ata treguan se shumë prej banorëve vendosën të braktisin shtëpitë. Linjat telefonike dhe ato të internetit ishin ndërprerë.

a.q/NOA

KOMENTE