Tiranë, 14 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Studiuesit e udhëhequr nga një shkencëtar me origjinë indiane, kanë treguar se ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë, është i lidhur me rritje të rrezikut të humbjes së dëgjimit.
Studimet tregojnë se konsumimi i duhanit të dorës së dytë që në fëmijëri, ndikon në shëndetin e tyre, rrezik për lindje në peshë të ulët, e një sërë infeksionesh të ndryshme.
“Tymi i dorës së dytë ka potencial të rritjes së ndikimit negativ në zhvillimin e dëgjimit, madje çon deri në humbjen e tij”-shtuan studiuesit.
Anil K. Lawani dhe kolegët e qendrës mjekësore Langone në New York ekzaminuan faktorët e rrezikut në një grup adoleshentësh të përzgjedhur.
Krahasuar me adoleshentë të cilët nuk kishin ekspozim ndaj këtij tymi të dorës së dytë, ata që ishin ekspozuar ndaj duhanit kishin një shkallë më të lartë të humbjes së dëgjimit si në frekuenca të ulëta ashtu edhe ato të larta.
Niveli i humbjes së dëgjimit dukej të ishte kumulativ, dhe vinte duke u rritur në varësi të nivelit të nikotinës së gjetur në analizat e gjakut.
Rezultatet treguan se më shumë se 80 për qind e pjesëmarrësve me probleme në dëgjim nuk arrinin të kuptonin se nga i vinte ky problem.
a.k/e.t/NOA