Mat, 15 gusht 2011, NOA – Policia e Matit ka arrestuar 3 vrasësit, të cilët ekzekutuan për vdekje një familje në mbrëmjen e së dielës. Burimet zyrtare konfirmuan se rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, janë arrestuar në mal, 3 kushërinjtë e familjes së masakruar. Dashamir, Valter dhe Burim Barçi, të tre banorë të fshatit Frankth kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri tre njerëzit e tyre të afërt, përkatësisht: Shaqir, Hamdije dhe Ylber Barçi. Dyshohet se shkak i vrasjes është bërë një konflikt mes dy familjeve.
Të plagosur kanë mbetur dy djemtë e tjerë të prindërve të vrarë, Halid Barçi dhe Gazmend Barçi. Ata gjenden në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se gjeti në vendngjarje disa dhjetëra gëzhoja armësh automatike, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht krimin e rëndë.
a.q/NOA