English

Arrestohet për korrupsion drejtori i stadiumit “Qemal Stafa”, Gazmend Çollaku

Tiranë, 15 gusht 2011, NOA – Marrja e rryshfetit ka hedhur në prangat e policisë së Tiranës drejtorin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Gazmend Çollaku, një ish-futbollist i skuadrës së Dinamos.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bëjnë me dije se arrestimi i Gazmend Çollakut u finalizua në orët e pasdites së sotme nën akuzën e korrupsionit.

Gazmend Çollaku u emërua në postin e drejtorit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në muajin janar të vitit të shkuar.

Ish-futbollisti i sportklub Dinamos zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e stadiumit Perikli Dhales, i shkarkuar nga detyra pas incidentit gjatë ndeshjes mes Gramozit dhe Realit të Madridit vitin e shkuar.

Gjatë kësaj ndeshjeje në stadium u ndërprenë dritat për 90 minuta, ndërsa dy skuadrat po hynin në pjesën e dytë të ndeshjes.

Incidenti në fjalë solli shkarkimin e drejtorit Perikli Dhales dhe emërimin e Gazmend Çollakut, tashmë i arrestuar për korrupsion dhe abuzim me postin.

Policia e Tiranës pritet të dalë me një deklaratë zyrtare ku do të japë detaje mbi arrestimin e drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa”.

mit/NOA

KOMENTE