Bulqizë, 15 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Gjendja e rënduar shëndetësore i ka detyruar të dalin 10 grevistë të minierës së Bulqizës dhe janë dërguar me urgjencë drejt një klinike private në Tiranë. Ata kanë patur probleme me shikimin, ndërsa edhe 4 grevistë të tjerë paraqesin vështirësi shëndetësore por nuk kanë pranuar të braktisin grevën e urisë.
Pak minuta pas daljes së 10 minatorëve, në galerinë 14 kanë hyrë 10 minatorë të tjerë, duke çuar sërish në 14 numri e minatorëve të ngujur në thellësitë e tokës prej 22 ditësh.
Afro 700 minatorë vazhdojnë të qëndrojnë në këto momente jashte ambienteve të grevës, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse grevistët do të zhvillojnë apo jo një protestë të pritshme.
a.q/NOA