Tiranë, 15 gusht 2011, NOA – Një automjet i tipit Fuoristradë i parkuar buzë rrugës është përfshirë nga flakët e zjarrit vetëm pak minuta më parë në qendër të kryeqytetit.
Ngjarja ndodhi në sheshin “Nënë Tereza, pranë Korpusit të Universitetit të Tiranës.
Forca të shumta policie rrethuan menjëherë vendin ku mori flakë makina.
Ndërkohë që dy makina zjarrfikëse janë angazhuar në shuarjen e flakëve.
Burime nga policia e Tiranës thonë se ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në makinë, por mund të jetë edhe një shkëndijë elektrike shkak i tij.
Fatmirësisht në momentin e shpërthimit të flakëve, në makinë nuk ndodhej askush.
Efektivët e policisë po hetojnë ngjarjen. Vijon..
mit/NOA