Tiranë, 15 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku - Komisioni i Licencimit te FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit), ka vendosur të mos licencojë nëntë stadiume në vend duke çuar në moszhvillimin e ndeshjeve në asnjë prej tyre për sezonin e ri.
Agjencia NOA citon burime zyrtare nga FSHF që konfirmojnë se përsa i përket stadiumeve, për mosplotësim te standardeve minimale, Komisioni refuzoi kërkesën për licencim për stadiumet si me poshtë:
Per Kampionatin Kombëtar te Kategorisë Superiore
1. Stadiumi Kastrioti, Kruje
2. Stadiumi Avdush Muçaj, Ballsh
3. Stadiumi i Kamzes
Per Kampionatin Kombëtar te Kategorisë se Pare
1. Stadiumi i Mamurrasit
2. Stadiumi Iliria Fushe Kruje
3. Stadiumi Përparimi, Kukës
4. Stadiumi ADA, Velipojë
5. Stadiumi i Himarës
6. Stadiumi Liri Ballabani, Burrel
Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi për agjencinë NOA se bazuar ne vendimet e sotme te Komisionit te Licencimit, Sektori i Garave ne FSHF vendosi anulimin e shortit për kampionatet e Kategorisë Superiore dhe te Kategorisë se Pare qe do te hidhej ne Tirane, ne date 16 Gusht 2011.
Per te analizuar situatën dhe per te marre vendimet perkatese, diten e Marte, date 16 Gusht 2011, është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv te FSHF.
r.b/e.t/NOA
LEXONI GJITHASHTU: Skandal, FSHF lejon vetëm 5 ekipe të luajnë në Superligë, anulohet shorti