English

Gratë e gjata përballen me një rrezik më të madh nga tumoret

Tiranë, 15 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Studimet tregojnë se gratë e gjata kanë një rrezik më të madh për tu sulmuar nga lloje të ndryshme te sëmundjes së kancerit, krahasuar me gratë e shkurtra.

Sipas këtij studimi, rreziku i kancerit është rritur me 16 % për çdo rritje të 4 inçit në lartësi.

Këtu përfshihen lloje të ndryshme të kancerit duke përfshirë: kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e lëkurës etj.

Gjetjet shfaqen në internet në pjesën e onkologjisë.

Studime të shumta kanë lidhur lartësinë me rrezikun e kancerit, por natyra e saktë dhe preçize e kësaj marrëdhënie ende nuk është zbuluar.

Hormonet e rritjes janë teori të lidhura me rrezikun e shfaqjes së kancerit në fëmijëri apo edhe gjatë jetës së një të rrituri.

Më saktësisht, njerëzit e gjatë kanë një shans më të madh të ndryshimeve të qelizave kancerogjene, sepse ato kanë me shumë. – thotë studiuesi Jane Green, përfaqësues i Njësisë së Epidemiologjisë së Kancerit, në Britaninë e Madhe.

Green dhe kolegët e tij janë marrë me studimin e 1.3 milionë grave të moshës mesatare.

Gjatë 10 viteve të fundit ka patur 97.376 raste të zbuluara të kancerit.

Gratë ishin grupuar në 6 kategori sipas lartësive ty tyre kur u rekrutuan në zbulim.

Gratë e larta ishin rreth 5 metra 10 inç, ndërkohë që gratë e shkurta në studim ishin 5 metra e 1 inç.

Gratë e larta ishin në rrezik të lartë për të gjitha tumoret, dhe ky rrezik është parë pa marrë parasysh motive të tjera si: vitin e lindjes, statusin ekonomik, konsumin e alkoolit, mosha e ardhjes së menstruacioneve dhe faktorë të tjerë që janë të njohur të ndikojnë në rrezikun e kancerit.

“Rëndësia e këtij kërkimi është për të kuptuar se si kanceri zhvillohet,”- thotë Green dhe shpjegon më tej: “Sepse lartësia e trupit është e lidhur me një gamë të gjerë të kancerit dhe me një gamë të gjerë të njerëzve, mund të na japin një çelës për një mekanizëm bazë të përbashkët për kancerin.”

a.k/e.t/NOA

KOMENTE
  • skoci04:02 - 15 Gusht 2011
    ju lutem,korigjojeni gjatesine e ketyre grave se na i bete grate me te gjata se pallatet 5 kateshe.